>
LETERSISHQIP

Nuk Besoj

Fjalët shterpe
Për ty
Kuptimplotë
Por unë nuk besoj.

Premtimi yt
Në aheng
Të kujtohet
Ishe aq shumë domethënës
Nuk të besojë.

Jep fjalën
Posa kthen shpinën
Harron
I tillë je
Nuk të besoj.

Kërkon shumë
Më thua të zë besë
Angazhimit tënd
Unë nuk të besoj.

Thua se je i pastër
I pa-ndotur
I ndershëm
Por unë nuk të besoj.



Viziton në rrjet Sotheby’s
Artin botëror
Konsulenti të këshillon ti blen
Besoj.

Varur në mure
Impresionistët bashkëkohor
Për ty alfa dhe omega
Besoj.
U dërgua nga:tyran