A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Agonia

Celuloidi i zezë dhe i hollë
Përcjell momentet e fundit të rrjetit
Jeta si një film i përshpejtuar
Kalon në mendje dhe trup.

Trupi i heshtur nuk reagon
Sytë e mpirë shikjojnë një cak
Ndien dhimbje njerëzore
Agonia vazhdon.

Përjetim që do shijojnë qeniet e gjalla
Dhimbjet tejet të zgjatura
Betejë para largimit nga kjo botë
Eksitimet emocionale
Pasojnë me dhimbje mendore.

Koka e kthyer kah lindja
Fjalët e përsëritura qindra e qindra herë
Trupi merr formën e ngurtë
Buzëqeshja kaplon fytyrën.

Rrugëton i padukshmi
Në shtigje për neve të panjohura
Dëgjohen këmbët dhe ecja
Përcjellin në shtëpinë e fundit.

Poezi i thonë kësaj
Kur bukuria e shkrimit
Gërshetohet me realitetin
Vazhdimisht kërkojmë
Hijeshinë e jetës
Duke harruar atë më tej.

tyran j spahiu
vargje poetike III
aristokrati

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by tamej -

Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019