Tema: Poezi Për Shoqerinë

Imagjinata

Ishin kohëra të vështira
Çdo gjë ka fillimin
Po ashtu edhe mbarimin.

Lufta përfundoi
U nënshkrua paqja
Shumë shtëpi fshatra të djegura
Persona të vrarë dhe të zhdukur.

Populli i devotshëm
Idealeve e Kauzës
Qëndroi stoik
Përgatitet për rindërtim.

Ndihmat e shumta arrijnë
Ndahen në pjesë të nevojshme
Vlen apeli përsëri
Kush ka nevojë për më tepër
E mirëpresim.

Bashkësia ndërkombëtare
UNMIK
Janë të befasuar
Erdhën të ofrojnë ndihmë
Marrin mësime prej Ilirëve antik.

Fjala u dha
Asnjë shtëpi nuk do të jetë
E përjashtuar
Të gjitha do përfundojnë
Para fillimit të dimrit.

U tha u bë
Mbretëron puna
Vazhdojnë aktivitetet vullnetare
Fabrikat u riaktivizuan.

Rritet numri i azilkërkuesve
Zvicëran Gjerman Amerikan
Duhet rishqyrtuar kërkesat.

Para pranverës 2000
Vuloset fati i Kosovës
Do valojë progresi
Në hapësirën kozmike.

Duhet forcuar kufijtë
Vazhdojnë azil-kërkuesit
Nga shtetet Skandinave.

Sfidat janë të shumta
Po-ashtu edhe preokupimet
Kosova ka qelë dyert
Për nevojtarët e sinqertë.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga tamej -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  4