>
LETERSISHQIP

Arratisur

Largësia e mendimeve
Shpie në oqeanet e pafund
Shkrirja e akullit mdodh
Pak para strehës sime.

Shija e distancës së hidhur
Vuajtje dhe mundime
Shpirtin të lëngon
Heshtja hapsinore.

Atje larg në kopshtin tim
Lokja thurr çorape leshi
Me shtizat e saj përallore
Gardhi me thupra kërkojnë mbrojtje.

Jetë kjo fshatare
Me veti të larta morale
Mishëruar në botën e pastër
Si bora në akullnajat polare.
Vargje Poetike III