Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Shoqërinë

Kuptimi I Jetës

Rrëshkjet koha në pafundësi
Në jetën time të ngurtë
Bukuria dijenia hollohen
Kaplon gëlqere dhe korozion
Muzgu bie në këndin tim
Ku kaloja ditët vitet kohën
Pjekuria aty më gjeti
Udhëtonim në largësi marramendëse
Kufijtë ishin inekzistent
Dorëzoheshim fuqisë së diellit
Kthetrave të shoqërisë
Paraja e kuq foto minatori
Hapte dyert e fqinjësisë së largët
Aventurat rreshtoheshin pa mbarim
Bukuria e fjalës përshkruante
Doza e tejkalimit
Arrinte efekte si allgat e detit
Tani
Në atë skut magjik
Qëndrojnë djelmoshat
Ngujuar në bisedë
Rrezatojnë bukuri dashuri maturi
Janë jashtë rrethinës
Dhe botës që i rrethon
Sytë e tyre kalërojnë
Tek e njohura në qytet
Ndihet kënaqësia që mbretëron
Nga afër
Trupi i drejtuar kah vitrina
Mendja dhe sytë ndëgjojnë
Ndriqon kënaqësia e shpirtit
Më mbërthen vapa e rinisë
Ndihem i lehtë
Po......dëshirojë këtë ndjesi
Të më përcjell dhe shoqëroj
Në shtratin tim të parregulluar
Largohem....

tyran j spahiu
vargje poetike III
mbaje endrrat gjallë

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.1 / Votuan:  18

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet