Më mbaj mend (për 1 muaj)

Veja E Zezë

....latrodectus e veja e zezë merimangë
Më çmend trurin e helmuar
Ngjyrat e saj shpërthejnë në të eturit
Vërsulen marrëzisht në të pambrojturitë.

Më këmbënofullë të armatosur rëndë
Përqafon ofron puthje të zjarrtë
Sjell buzë hendekut dhe greminës
Viktimën në hije e sulmon.

Vallja e dashurisë vazhdon
Epshi ndëgjohet gjërë e gjatë
Ai i përbuzur i vogël
Shpartallohet ashpër nga zonja e zezë.

Qindëra qindëra pasardhës helmojnë
Kufomat e shtrirë kundërmojnë
Katër anët e natyrës së dashur
Habiten gjelbrimi kodrat dhe detet.

Kanibalët e vegjël të vejushës
Ofrojnë gosti të vërtetë
Pipthat e gjata gllabëritin
Pafuqishmin e vejës së zezë.

Natyra syhapur shikjon quditet
Ç’bëjnë fundërrinat e pushtetshëm
Shtrirë në kolltuqet e mëndafshtë
Qëndrojnë para pasardhësve shumëngjyrësh.

Thirrë natyra Arktiku dhe Antarktiku
Mos më bezdisni o ju jetëshkurtë
Voziteni nga fuqia e vejës së zezë
Kërkoni me padëgjëshmueri Varkën Noel...

tyran j spahiu
vargje poetike
arist.....

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet