A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Mos Kjaj

Në mes katër mureve të larta
Grillat kufizojnë
I djegur i pjekur në hije
Mendoj për krevatin tëndë.

Përfytyroj jastëkun tëndë të lagur
Me lotët tonë
Vajtojmë në qetësinë e kohës
Heshtja është amulli.

Afrohem grillave në gishta qëndroj
Duro e dashura ime e shtrenjtë
Të të dërgojë zjarrin tim
E di se ke për të ndier.

Trupi ytë i njomë anon
Ashtu si kopshti i pa ujitur
Si dallëndyshja në kërkim të pranverës
Ariu polar në akullnaja.

Mos kafsho mollën e ndaluar
Mos kërko paturpësinë e fjetur
Në hënën e plotë të muzgut
Në mëngjesin e krijuar për bashkim
Emocionet derdhen në vetmi.

Zbrapsu vogëlushe fundose epshin
Në horizontet e thella të minierës
Na labirintet e piramidave
Aty ku prehet Ramzesi i Dytë.

Pranverën e hershme
Do të rrëshkjas në dhomën tënde
Mbuloj si bora e parë
Godinën tonë kështjellë.

E di se mund të nuhasësh
Lëkurën time të elektrizuar
Kthehu kah unë
Më përqafo si ylberi shiun.

tyran spahiu
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019