Tema: Poezi Për Atdheun

Shqiptar-Ia

...duron egërsirën e urryer
Thonjtë e pistë të ngulitur
Mashtruar dhe e grabitur
Mijëra e mijëra vjet e ndyer.

Kokat e ndritshme kanë shkruar
Në atdhe në mërgim
Amanet janë lënë pergamentet
Për Atdheun Shqipen e Dashur.

Si nuse e rrëmbyer në errësirë
Futur në vrimën e zezë të gjithësisë
Hedhur në margjina të Europës
Dashurinë shpirtin kanë sakatosur.

U zgjua feniksi i urritur
Nga kështjella diellore shekullore
Ngritur nga kultura mileniumëshe
Zbriti në mëmëdhe.

Je e Pavdekshme Zonjë e Vjetër
Elegante dhe Gracioze
Qëndisur me gur të çmuar
Bukuroshja ynë Arbëresha e Arbërve.

Si Merimanga në Shpellën Hira
Syri i kaltërtë që shkëlqen
Do të të ruajmë si Librin e Shenjtë
Në Dheun Shqipfolës.

Zonjë e Vjetër Europiane
Në fron me kurorën mbretëreshe
Do të gëzojsh mëvetësin
Shtetësin e merituar.

Kalorësit bujarë të bjeshkëve
Vallëzojnë në lartësi në fole të shqiponjave
Gjëmojnë 36 shkronja të bekuara
Lindje perëndim jug veri.

Tyran spahiu
Vargje poetike IV
Poezia buron nga zëri i brendshëm

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1