A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Të Prita

Mbrëmë vonë
Tek vendi i quajtur Arasta
Rruga që lidh Lidhjen
Bulevardin dhe Sheshin
Të prita gjer në mëngjes.

Ishte mjegull e dendur
Errësirë e jashtëzakonshme
Kërkoja figurën tënde
Të veçant në atë zbrazëtirë.

Papritmas më doli para syve
Një mezoburrë kërkoi cigare
I dehur bërë qull
Gjurmë alkohol bezdiste.

Mjegulla mbuloi sipërfaqen e tërë
Natën vonë
Vetëm unë në rrugë që prisja
Dhe qentë endacak më bënin shoqëri.

Ula kokën i egërsuar
Disfatë e plotë dhe dështim
I lagur nga mjegulla
Këmbët më zvarritën në kafe bar.


Tymi dhe whisky me akull
Moralin tim të mposhtur
Karakterin e dërmuar
Inkurajuan.

Dola në rrugë përsëri
Mjegulla mu duk si ajri i bjeshkës
Vazhdova deri te këndi
Tëra ishte si shkumë në deti.

Aty afër punonte
Bukëpjeksi në moshë
Më ftoi brenda ky zotëri
Në simit të nxehtë të mëngjesit.

U largova i grisur
Në shtëpinë time të nxehtë
Zbrazët dhe pa shpirt
U futa në gjumë ditor.


tyran spahiu
vargje poetike III
mbaje ëndrrat gjallë

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019