Zonjushë

MË DREJTO shtigjeve të pashkelura të dashurisë
Mbuluar me gjethe të verdha të arta
Në ujëvaret e fshehura të epshit
Larg nga të prekurit e tradhtisë.

Në sferat e fshehura të Olimpit
Në Romën e lashtë me verë
Rrugët e shtruara me mëkate
Në pafundësinë e imagjinatës ekstazë.

Në dhomën e çajit të geishas
Veshur me kimono të zezë të magjisë
Shfaqjet e zjarrta tingujsh
Vallëzimet e perlave të kënaqësisë.

Tek ndjenjat e shfrenuara eskimeze
Në ngricat e Arktikut dimëror
Shpërblimi i pasionit mirëpret
Në igloo mbuluar me lëkurë të ariut polar.

Arritja në pjellën e fantazisë
Imagjinata- arti e zonjushës
Shkathtësitë e egra të natyrës
Na dërgon në botën magjepsëse të çmendurisë…

tyran spahiu
vargje poetike VI

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë