Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Trishtim

Sot

Asgjë nuk lëviz
Dielli ka humbur forcën
Hëna e fshehur
Lulet e ngrysur
Lotët nuk pikojnë
Ndjenjat janë të panjohura
Sot
Era e pranverës kundërmon
Deti i patrazuar lundëron
Lartë në bjeshka
Akullnajat tmerrojnë
Sot
Uji është i helmuar
Goja qelb rrjedhë
Dashuria shuhet
Tingujt e muzikës vajtojnë
Dyert farkohen
Kafshët e dehur lozin
Sot
Tmerri na bashkon
Urrejtja na shoqëron
Të paepurit vështirë gjallërojnë
Varfanjakët goditen shkelmohen
Egoistët ngulfaten
Sot
Shikjimi larg verbëron
Gjaku ka humbur ngjyrën
Kënaqësia është e zhytur
Nga rëra e gjallë hyena lundëron
Sot
Kudrat lozin
Grabitqarët festojnë
Amorali dashuron
Pasuria urdhëron
Kështjellat vendosin
Harami gëzon
Lakuriqësia krenohet
Sot
Pasaniku vret varfërin
I forti godet pa mëshirë
Hajni simpatik dirigjon
Poshtëri fisnik mbretëron
Plaçkitësi entuziast urdhëron
Gjakëpirësi i mençur strehon
Paedukuari master edukon
Sahanlëpirësi barkmadh mëkaton
Urrejtja mbërthen
XHELOZIA MUNDON…

tyran spahiu
vargje poetike IV

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet