A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Ne Ekzistojmë

Vërshojnë fjalët e varfanjakëve
Ndëgjohet llapërdimi në kontejnere
Vazhdimësia e urisë përcjell
Melodinë e barkut të shfryer.

Qëndiseni në zyret e djersës
Ndërtuar në kurriz të VOTAVE
Dergjeni në kuloaret mbretërore
Notoni në pasurinë e perlave.

Asgjë nuk premton krenari
Rruajtjen e dinjitetit të oxhakut
Bukën e gojës së atdhetarit
Rrëmbyer e kanë paganët.

Jemi shtërngata e shoqërisë
Turpi i fuqisë së Zonjës së Vjetër
Paedukuarit varfanjakët e ndyrë
Jemi fryma e padëshiruar NE.

…dhe kur derdhet durimi dhe qetësia
Shteret krenaria dhe burrëria
Takohen mëria dhe etjeuria
Ortegu do gjej krimbin e kalbur…

tyran prizren spahiu
Vargje poetike V
Pesë shtylla
www.teksteshqip.com

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019