Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Poema E Vetmisë

Varfërohet jeta jam i vetmuar
Vendi i therur në shpirt shenjë e veçuar
Melankolia futur në qenien time të uritur
Nuk ndiej ndjenjat e venitur.

Koha më tremb më trishton
Nata e djajve më verbëron
Jam i strukur në këndin e shkretë
Shikjoj me emocione trazuarën jetë.

Në fundin e moshës i shkujdesur
Në vetmin e jetës i braktisur
Ngushtohet fryma djersitja më mundon
Ngushtica kreative pandërprerë më varfëron.

Hedhi hapat e pasigurta në terrin e vonshëm
I shoqëruar ne unin tim shtegtojmë
Dhembja dhe vetëm dhimbja më shoqërojnë
Rrugët e qytetit më dërmojnë.

Mëngjesin e hershëm shtëpia më mirëpret
Perdet më kthejnë terrin e shkretë
Si në folenë e hutit mëkatar
Gëzoj madhështinë e errësirës së bekuar .

Kujtesa më shtegton në rini
Vërshojnë shkronjat ngarendin në memori
Kopshti i prekshëm i ëndrrave gjallëron
Tulipani e kuq ajrin begaton .

U ndëgjua zëri magjia e djepit lozonjar
Vepra e dashurisë në pranverë e jëtësuar
Cicërimat e zogjëve shtegtar u ndëgjuan
Urimet më magjepsëse ato na dërguan.

Anija e jetës në ujërat e qeta valëzoi
Momentet e trazuar të dashurisë i fuqizoi
Një re e bardhë në gjirin e saj të lartësuar
Lundëruam s’bashku shtigjeve të frymëzuar.

Stinët e vitit na përshëndetnin ngrohtësisht
Pasuria shumëzohej në fole marrëzisht
Udhëtonin vitet në gjakëftohtësi
Mosha hyri në shtratin tonë në qetësi.

Në sferat hyjnore u ngritë fryma e lartësuar
Noton heshtur në pallatet e zbukuruar
Mëtej aroma e lumit na gjallëron
Era e verës në masher buron.

Dallëndyshet rrugëtojnë shtigjeve të bashkimit
Ringjallin ngrohtësi në buzëqeshjen tim
Valëviten emocionet ndjenjat dehen
Vetmia më pushton emocionet egërsohen .

Frika pjesë e imja e moshës së rryer
Garon në shkretëtirën jetë të shkërdhyer
Dëbora e parë mbulon gjurmët e kënaqësisë
Brenda në dashuri mbretëron qetësia e vetmisë.

Dera e hapur pret përkrahësit e natës
S’bashku të notojmë në helmin e ekstazës
Thërrasim kohën yjet të vëzhgojmë
Deri në orët e hershme të mëngjesit të bashkëbisedojmë.

Por

Dera u përplas vetëtima shkrepi
Një pikë e lehtë fluturoi nga trupi
Takohen e kaluara tashmja nën ritmin kalendarik
Vallëzoj me yjet magjepsëse drejt rrugës së jetës filmik...

VAZHDON......

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  8