A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Engjëjt

Krahëlehtë bardhë
Rrugëtojnë mbi qiellin tonë
Janë pa gjurmë
Pa etur pa dukshëm
Engjëjt kujdestar
Në heshtje qetë
Roje ushtar të gardës
Frymëzuar të asistojnë
Pambrojturin dobëtin drejtin…

Koha stina moti
Shi dëborë mëngjes
Janë me ne- pranë nesh
Më se të mrekullueshëm
Janë engjëjt mbrojtës…

Ngutemi lodhemi frikësohemi
Vrapojmë thurrim qëndisim
Janë sërish krahëbardhët
Krijesat e të Madhit
Enden përreth nesh na kujtojnë…

Uritur pas kënaqësisë së kësa bote
Joshëse dhe të shkurtë
Mashtruese
Gjatë sa një pikë deti
Pangopur sy-uritur
Mashtrojmë ose mashtrohemi
Si gjuetari i të pambojturëve…

Jeta vazhdon
Kërkesë gllabërim nxizim
Një ditë
Një ditë shumë shpejtë
Lodhur braktisur pafuqi
Do ngritim sytë lartë
Shumë lartë në qiell
Duart e shtrirë
Frikësuar nga momentet e fundit të jetës…

Përsëri dhe përsëri
Engjëjt krijesat e mrekullueshme
Do jenë aty afër
Butësisht të na përshëndesin…
Kujton dhe rikujton
Kohën e humbur të rinisë
Pangopur në kënaqësitë e shkurtër…

Zgjohuni o ju krijesa- njeri
Verbëritë e dritës së ditës
Humbësit e kohës së shtrenjtë
O ju jerëz dyfytyrësh’
Zgjohuni dhe pendohuni tek i Madhi Perëndi
Shtyllatë e shpëtimit janë tek ju
Ju presin
Përmbushni obligimet
Kërkoni falje
Për ju dhe gjithë ummetin…

tyran spahiu
vargje poetike V

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1