A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Mendja E Arratisur

…dritarja e vogël me grilla të zi
Në mes shtrati i bardhë frikësues
Shtrirë i lodhur është ai
I thojnë mendja e arratisur.

Ndjenjat e rënduar sheh dritë
Ditë apo dielli është
Loti si arma e fundit e dijes
Noton poshtë faqes në buzë.

Hapet dera ndihen aromën e ajrit
Derdhet si ushqim në gërmazin e tij
Është nxehtë pëlqen këtë shije
Kapakët mbyllen tradhtojnë sërish.

Dora luan tenton të lëviz
Ndëgjohet britma jashtë kontroll
Hap sytë i lodhur mjegulla e mbulon
Thumbimi qetëson vullneti dorëzohet.

Udhëton dritëza edhe një ditë
Dera e rëndë nuk ndëgjohet më
Hapat humben në pafundësi
Mbërthen ndjenja e qetësisë.

tyran prizren spahiu

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019