Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Vetëvrasja

Qetë heshtur shtrirë në kolltuk
Tymi i dendur mundon
Shpërthen të kolliturit e thatë
Në fund të sallës ndëgjohet pëshpëritja
Shikjo fabrikuesin e gënjeshtrave
Pusin kurrë të mbushur
Thes matrapaz i mjerë
Do drejtoj mbledhjen me fjalë të ëmbla
Premtimet e shumta kurrë të plotësuara
Do hedh shikjimet në të bukur gjini
Buzëqeshja irituese
Si gjarpëri i kurdisur
Përbin viktimën me vështërsi
Fryer nën neonat e natës
Kthehet në shtëpi i djersitur
Me alkohol i parfumosur
Këmbët e tradhtojnë
Fillon
Ekstaza shfryrja banale britmat të sharat
Zëri i foshnjave ther natën
Kjajnë vajtojnë të përlotur
Janë të vetmuar dhe të uritur
Ajo
Mbyllur fshehur në dhomën e saj
Sytë e mavijosur trupi i gjakosur
Qëndron pranë dritares
Frika e ka mposhtur
Frymon thellë në fund të durimit
Si hija në natën e verbër
Bie në pafundësinë e urrejtjes
Pellg gjaku pushton hapësirën e derës…

tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet