Tema: Poezi Për Familjen

Moshuarit

Hyrja përrallore në pyll pranë likenit
Shtrirë batanijen ëndrrojnë rininë
Janë të moshuarit në perëndimin e diellit
Natyra e pastër shplon nderin.

Dorë për dore bastoni i vjetëruar
Ecin ngadal shtigjeve rinor
Në fund të pijetores këmbët u dorëzuan
Shpirti si flutura në erë qetazë fluturon.

Mbuluar me batanije më herët të shtruar
Tani i qetë prehet në amshim
Heshtur ndihma e shpejtë duke u larguar
Pikat e shit lajnë këtë gumzhim.

Ajo e thyer lotët pikojnë
Rënduar pa shpresë e hutuar
Vazhdon ecjen emocionet mundojnë
Ndjesia qon në likenin e vetmuar..

Bukuria vazhdon frymorët ecin
Fëmijët lozin qeshurit sundon
Dritëzat e diellit retë i prekin
Bie muzgu i parë jeta e natës sfidon.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  7