Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Trishtim


Apartheid

… edhe ti më shoqëro
T ‘i drejtojmë ujërave të stuhisë
Erërave dhe cikoneve të ‘ mëshirës ‘
Aty ku ndeshen xhelozia dhe mëria
Më shoqëro
Në kultivmin e urrejtjes ndërkofesionale
‘ Prapambeturitë ‘ e shoqërisë
Dallimeve të qëllimshime kombëtare
Në nxitjen e hakmarrjes
Frymëzimin e rinisë dekadente
Zhveshjen e xhelozisë së akumuluar
Më shoqëro
Në errësirën e akteve makabre
Fshirjen e gjurmëve
Gënjeshtrat e kulluara klanore
Shkatërrimin e botës së pafajshëm
Dhunimin e vuajturëve
Ignorimin e hallexhinjëve
Më shoqëro
Në fyerjen e edukuarëve
Fisnikëve
Nënqmimin e të shquarëve
Më shoqëro
Në shkeljen e bujarëve
Vazhdon…

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0