A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jam I Hutuar

Erërat e forta të Ballkanit
Godasin pas shpine
Gllabëruese më pak freskuese
Helmojnë mushkëritë dhe frymën
Vazhdon tregimi i epshit
Lumbardhi kundërmon
Ajros qytetin .
Dritaret e mbyllura
Pamja e vështërsuar
Heshtazi plotësisht humbur
Kështjella Kurora e qytetit
Qetë frymon fshehur pas betonit
Po
Kaluan shekujt mileniumet
Krenaria mjeshtëria vajtojnë
Derdhen emocionet struket lavdia
Oaza e mbretërisë
Heshtur pushon futur në hijen e vet…
Dhe
Sokaqet e shumta shtëpijat e varfëruara
Vazhdimisht të shkelur frymojnë
Mbledhur janë veturat e varrezave
Në parkingjet e shumta rebelojnë
Trotuaret qëndisur me kubëza betoni
Quditen për këtë lojë
Habitur kërkojnë kalldrëmat
Si qeri i nuses sfidojnë
Fëmijët e frikësuar
Dorë për dore
Plaku në moshë ofshan
Endemi
Këmbët janë të frikësuar
Ndëgjohen boritë e kamionave kërcënues
Qetësinë e qytetit hijeshojnë
Papritmas shiu i pranverës befason
Gropat e shumta herë të arrnuara herë jo
Mbushur me ujë të pastër si loti
Psherëtimat e rënda njerëzore
Sharat fyrjet hapësirën mbulojnë
Thojnë edhe princesha xhelozon
Bukurinë dhe shkëlqimin e
Prizrenit Therandë.
Mbretëresha Sinan Pasha
Kujton kohërat e hidhura
Deshtën të më përdhunojnë
Pllakat e gurëve ti marrin
Thirra me zë të lartë
Janë të paguara me dukat ato
Pastaj më shëndruan në depo
Marrëzisht mu vërsulën
Por jo
U ktheva
Më i fuqishëm dhe madhështor
Do jetoj dhe sundoj
Në këto troje shtruar me mjaltë dhe gjak.
Shkolla tregti shpërlarje e xhepave
Janë në ndërtesat laramane
Buzë rrugës së parkut industrial
Ndërtojnë imazhin e Prizrenit.
Rrufetë tmerrësisht kërcënuese
Shtrirë janë mbi qiell
Grabitqarët e veshur bukur
Nën petkun e botës moderne
Janë ata
Fjalë-ëmbël dhunojnë natyrën e huaj.
Rrjedhë koha dendur mbi retë
Muzgu zbret modest
Fshehur janë enigmat e kurdisura
Sekretet mistike
Sërish vjen mëngjesi
Përlotur kjan dhe njofton
Nën ombrellën e virgjërisë së kamufluar.

prizren 2014
tyran prizren spahiu
vargje poetike VI
Aristok..........

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë