Tyran Prizren Spahiu Poezi
Tyran Prizren Spahiu

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Dhe...

…kur shtërngata të dobësohet
Retë kërcënuese largohen
Mjeranët ngopur futen në strofullën e pasurisë
Turpëruar frikësuar anatemuar
Vetmia morali mundojnë
Fisi miqtë e leçitin
Peshorja sjell verdiktin e dhier…

Trokiti ndërgjegja me vonesë
Pleqëri e dhunuar
Kurizi i lakuar me kravatë leckë
Sytë kanë humbur shkëlqimin
Qentë endacak lehin dhimbshëm
Braktisur me vetëdije të plotë
Ofrohet parkut të pëllumbave
Nga tasi i vogël hedh grurë
Fëmijët duke lozur
Papritmas
Rrëshkjet humb drejtëpeshimin
Ndëgjohet zëri nga prapa
Është ai guvernatori i qeverisë
Rrobaqepësi i shtetit dhe pushtetit
Sundimtar i varfanjakëve…

Djaloshi zgjatë kokën shikjon
Loton në veti vajton
Ah…babë i dashur
Zullumqar i verbër
Largohet i mbushur me mëri
Vendosur në arkivolin e thyer
Para muzgut
Në lagështinë e ditës
U mbulua banesa e fundit
Pa mbishkrim
Asgjë
Prehet i panjohuri.

Rrezet e diellit depërtues
Zbukuruen ditë e mbetur
Hijeshia e lumturisë përqafoi
Ndëgjohen sërish cicërimat e zogjëve
Likeni me tërë madhështinë gjallëroj
Buzëqeshjet u rikthyen
Dashuria pëshpëriti jam këtu
Ju dua
Gufoi jeta buroi mirësia.

tyran spahiu
vargje poetike VI
aristok...

- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0