Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Unë

Kërkoj strehim dhe qetësi
Nga kjo kohë e paturp
Kam etje dhe nevojë për jetë
Jo sakrificë dhe terror.

Ligjet e dyshimta jetësore
Jeta e varfër shpirtërore
Gërthitje të panumërta ditore
Më ngrënjë si balancë i disfavorshëm mjedisor.

Derdhet lapsi në letër
Batica zënë zbaticën
Valëviten arriturat e çoroditura njerëzore
Dominon konfuzioni.

Nuk dua të jem pjesë e lojës
S’pranoj lypsarët bashkëkohor
S’jam pjesë e kësaj katrahure
Dëshiroj jetën time modeste.

Mos më detyroni o ju të verbër
Nuk jam një prej jush
E vërteta e juaj është e huaj për mua
Apriori është e shtrembëruar.

Vuani nga megalomania
Xhelozia spirituale
Endeni kokëlartë
Gjallesa të shfrenuara.

Nuk dua favoret e juaja
Helmin e përhershëm
Degjenerimin bashkëkohor
As gjenerimin e së keqes.

Nuk kërkoj shumë
Vetëm vetminë e merituar
Sakrificën e buzëqeshjes
Dhe të qeshurit e sinqertë
Besimi dhe mirëqenia
Shumë-herë prezente
Frika nga Krijuesi
Përherë-gjithmonë në mua.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Nuk ka akoma asnjë votë