A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Shpirt Poeti

Në botën time të thjeshtë
Ndjehem i krisur nga vetmia
Zgjasë dorën duke kërkuar
Ajo qëndron e hutuar.

Gjeta buzëqeshje të flakët
Natyrë virgjër hyjnore
Ofrova dorën tek faqja e lagur
Rrëshkjiti në trupin tim të etur.

Më elektrizuan mijëra kraneza
Shpirti u qetësua ajo më mbërtheu
Heshtja humbi kuptimin e fjalëve
Flitnin duart epshi i trupave.

U dorëzova femrës botës së saj magjike
Ëndrrave të pathëna
Shpirt poeti ndien pasionin e thurur
Në vargjet e dashurisë së magjepsur.

Hapa duart përqafova posi dielli natyrën
Ngrohtësia ra në ethet e dashnorit
Shikjova lartë për ti njoftuar yjet
Për kënaqësinë e shpirtit të poetit.

tyran prizren spahiu
vargje poetike V

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  4 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019