Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Dashurie

Ëndërrimtar

Nga bregorja e bardhë derdhet lumturia
Peisazhet e oazës veshur posi pranvera
Jo shumë larg burimi fton
Shijoje ujin të rikthehet rinia.

Sunduar jam nga buzëqeshja e pafajshme
Sytë thua se pikojnë nga lotët e gëzimit
Thërrasin buzët e kuqërremtë si korona
Mbështjellur me mistikë shikjim të ëndshme.

Qielli i frymëzuar ofron vozitjen e natës
Ngritur notojnë ajri na përcjell
Dalë nga oqeani aurora na përshëndet
Lartë në qiell poeti bashkohet ma dashurën e jetës.

Erërat dhe yjet ngriten ofrohen hënës
Rinia e hershme flakëron në heshtje
Veshur me bukuri armatosur me dashuri
Shtegtojnë drejtë dritëzave të përjetësisë.


tyran prizren spahiu

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet