Tema: Poezi Për Gëzim

I Qetësuar

Në këndin e dhomës pranë dritares
Mbylli sytë jam i hutuar
Erëzoj lulet dhe nektarin
Në ndërdije imagjinoj madhështinë e jetës.

Libri i poezive më pret dhe fton
Titulli tejet më josh
Shumë e shumë herë janë të lexuar
Sërish gjej kënaqësinë që triumfon.

Vargjet e thuruara nga zëri i brëndshëm
Më shpiejnë në detin e qetë
Bashkohen ngjyrat e ylberit shkrihet pamja
Burojnë strofat e fuqishëm.

Shikjimi hidhet tej bjeshkëve të Sharrit
Në heshtjen absolute të gjelbrimit
Trupin tim të etur për bukuri
Përfshin ekstaza e ekzistimit.

Pajisur me vullnet të lehtë
Ndjenjat lundërojnë si hije
Ndiej thjeshtësinë e natyrës së bukur
Më mbërrthen qetësia në këtë kohë të errët.

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2 / Votuan:  5