A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Të Nesërmen

Sytë ende lotojnë fshehur pas kapakëve
Mëngjes është muzgu kërcënon natën
Hutuar nuk kuptoj ç ‘ndodhë
Ndiej erë nikotinë pasoj e shtëllungjeve.

Nën dritare faculeta të hedhur
Xhami gjysmë i hapur qëndron
Rrezet e mjegullës ashpërsojnë këtë amulli
Vështrimi shpie në perden e sakatosur.

Koha e rënduar vrapon të anashkalojë kthjellimin
Veshur me pantallona jam në këmishë të zezë
Mbyllë sërish shikjimin lotët pikojnë në jastëk
Ndodhia si shirit filmik më mbërtheu pa hezitim.

Shkoi fluturimthi drejt errësirës së përjetësisë
Madhështor pa fjalë me buzëqeshje te akulltë
Pa lamtumirë me sjellje aristokrate na gjykoi
Sytë pohuan shkuarjen larg në drejtim të njohurës.

Muzgu na kujton madhështinë e penës
Vargjet poetike shfletohen prin poezia të nesërmen
Është aty hija që thotë miqtë e dashur
Në vendin tim të ngritjes së shpirtit keni kujdes.
tyran prizren spahiu

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019