>
LETERSISHQIP

Jam Dëshmitar

...i zhvillimit të embrionit socio-komunist
Largimit të familjeve jashtë atdheut
Konfiskimit të pasurive private
Vrazhdësisë dhe varfërisë së të jetuarit.

Shkuan fqinjët në Anadollinë e largët
Frika u fut thellë në oda
Ndodhi ’68 ndërgjegjësimi
Kuptuar kanë diplomatët shtypjen e Shqiptarit.

Lëvizur janë mendimet sollën ajrin e freskët...

Punuar kanë pushtetarët tonë
Zbriti si nga parajsa Yu kushtetuta
Parapriu kuvendi themelues 1970
Lindi lapsi dhe universiteti ynë.

1980 vdes presidenti Tito.

Ditë atë me katër mars ’81 shit
Frikësuar nga studentët shqiptarë
Ngritur është gjendja e jashtëzakonshme
Ndodhën demonstratat burgosjet dhunimet.

Greva e minatorëve ’89 mësim epik
Fundosi ish shtetin ate të Jugosllavisë
Çështja e Kosovës rezistenca gjithëpopullore
Modeli i vetëqeverisjes u bë historik.

Dhjetor 23, ’89 lindën sërish demonstratat
Lidhja kjo shqiptare shëndriti
Shkrimtarët në zë intelektualët
Qëndresa stoike mbolli rrënjët.

Sllovenia e përqafuar nga perëndimorët
Përcjelli Kroacia vëlla dashurinë
U larguan shpejtë nga katrahurë kohë
Bosna pësoi gjenocidin e shekullit.

Në dritën e durimit ylli u pagëzua
Ushtarët e ushtrisë së Kosovës
Nga lartë vallëzonin aeroplanët
Derdhnin vrerin YU’së cunguar.

Erdhën misionarët e Kombeve të Bashkuara
Sollën shumë risi për ta të paimagjinueshme
Mbyll e hap sytë prona u shit
Varfëria mbuloi punëtorët e papunësuar.

Natë atë gjatë mesnatës
Në dritë doli sistemi i ri feudokapitalist
U pasuruan njerëzit e burimit
Derdhej floriri i shkrirë pa masë.

17 shkurt 2008 u shpall pavarësia

Nëna tha..Qeveritë shemben dhe lindin brenda natës.