Ne burimin i dritës së dhomës
Lëviz ajrin, shetit pa penguar në vegim
Shkurtazi-shpejtësia marramendëse
Çudi ngrohtëse, përshkruan sytë e mi.
Ndalem !
O i Madhi Perëndi !
Ishte hija !
Duket se , po ishte ! Nëna ime!
Po ndiej, valën e nxehtësisë
Panjohura kjo, më mbulon
Qetësi dëshiroj, dhe heshtje
Kujtoj..
Kalova çastet fëmijërinë, rininë
Në këtë oazë të vogël...
Tani jam
Në vetmin e dhomës sime.
Fryma më mungon, kureshtja
Shqisat presin frymën shpirt
Vë veshin, në hapësirën e zbrazët
Fijet e trupit tentojnë të ndëgjojnë
Pres, me padurim nënën time.
Papritmas,ndodhi, sërish ndodhi !
Në moshë rinor, lundëron në ajër
Hija e zonjës së shtëpisë
Buzëqeshur, lehtë tejdukshëm
Shoh, është me krahët e fluturës
Qetë rrëshkjet nën dritaren e hapur.