>
LETERSISHQIP

Penë

Shkruaj për djajt,
parajsën apo engjëjt,
lavdëro heshtjen,
urre mëkatin.

Zhveshe gënjeshtrat,
zbulo mashtruesit,
luaj me artin,
mbaje burrërin.

Ndihmo hallexhinjtë,
kursej nevojtarët,
hedh dritë mbi lakuriqësinë,
sulmo padrejtësinë.

Këndo për dëshmorët,
krenohu me poetët,
demasko të rrejshmin,
anashkalo premtuesin...

I imi vëlla,
motër e dashur,

Janë këto obligimet,
e njeriut të sinqert,
dashnorit të atdheut,

Pellazgit të vërtet.
Çmos duhet bërë,
për popullin e vuajtur,
rininë e nëpërkëmbur,
shpresat e vrarë.

Ndëgjuar duhet zërin,
pastruar ndërgjegjen,
ofruar ndihmesën,
njeriut të zakonshëm.

Nevojtarë ka shumë në mëmëdheun tim,
fshehur janë, turpëruar, të kujdesshëm,
pas mesnate thojnë, në kontejnera bukë kërkojmë,
barkzbrazur nëpërkëmbur fëmijët,
ushqyer duhet kalamajt në agim...

I lavdëruar kjofsh penë a e art,
shkruaj për jetimët, martirët e rënë,
të lutem jetëso, heronjtë e luftës,
trokit fortë, sa më fortë,
të zbulohen të zhdukurit !

Detyrë është e jotja, o penë e lindur,
ngrite zërin e mëvetësisë kurrë mirë të shijuar,
toka Shqype nevojë ka për mërgimtarët,
obligim i yti është, i imi vëlla, Shqiptar...
kështjella e poezisë
vargje poetike VIII