A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

I Imi Shpirt Loton

Në Vend atë të panjohur
edhe SOT mbledhur janë shpirtrat,
dinë, se nuk janë të shuar
tentojnë të dalin në të bekuarën dritë.

Por, unë ende frikësohem
venitur janë ndjenjat njerëzore,
përcjellur nga muzgu i dimrit
kjan moti, ftohti është mortore
rrethuar janë ëndrrat e shpirtit.

Rëndë është, duhet duruar
kacafyten ironia dhe mirësia
në tokën ende të trazuar,
freskët është gjaku i derdhur dhe urrejtja .

Shumë janë të ZHDUKUR, VRARË, PËRDHUNUAR
hijet enden në errësirë, kërkojnë drejtësi,
veshët mbyllur, sytë e çoroditur
kthejnë kokën, kanë humbur ndiesi.

Vitet rëndojnë, dhembja flakëron
fëmijët, gratë, terri i ditës i shoqëron,
të humbur, askush neve nuk na ndëgjon
pritja, ndjenjat edhe më tej i forcon.

Nuk ka më lot, as buzëqeshje ditore,
balsamosur vitet janë ,shpresa nuk do shuhet,
zëri i arsyes do gjen vajin e të zhdukurit
kërkojnë të prehen në tokën Arbër.

Po, munguar një kohë të gjatë janë
harruar JO, në asnjë mënyrë,
dhimbja mbërthyer na ka trupin
letargjia fundoset, nga personat e thirrur...

Dëgjoni o ju, juve po drejtohen
ndaluni, kujtoni, po po, zhurmat janë të vogla,
ja sërish, gërvishtin tokën, gjëmojnë qiejt
kërkojnë, luten,
një ditë, dhashtë i Madhi Perëndi
të PREHEN në varrezat e njerëzve të SHQUAR....

Tyran Prizren Spahiu

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019