Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Lutje

Lutem për zonja, burrnesha të fjalës
pasardhësitë që dritë rrezatojnë
të shijojnë të bukurën dritën e jetës
përcjellësve, perlat të respektojnë.

Lutjet
hallexhinjëve të shumtë shkojnë
sëmurëve, vetmuarëve në moshë
bariun e lumturisë të gjejnë
qetësinë e ëndrruar, pasardhësit e shëndosh.

Bëjë kërkesë
kafshatën e ditës,
hallet e mbrëmjes
sinqertin, bujarinë
uroj
lëmosh të mos kërkojnë.

Lutjet vazhdojnë
për qetësinë shpirtërore
ardhmërinë sado pak të merituar
shpirtin që ngroh buzëqeshja
të ndien
respektin që ka nevojë familja.

Shikjimet të hedhim para
bashkohemi varganit të miqësisë
të na ofrohet e mëshirës dora
edukohemi në fymën e vëllazërisë.

Përgjërohem
të Madhit Zot
të thuhet JO ndarjes tek shqiptarët
humburëve, mashtruarëve, lojtarëve me ardhmërinë
kryeneqëve, dëshpëruarëve
përfituesëve të djerësë së punëtorit
drejtën e jetimit
ata
një ditë të zgjohen
shtegun të gjejnë, ate të përjetësisë

AMIN AMIN AMIN!

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2