Tema: Poezi Dashurie

Kitara E Vjetër!

Rininë qilari kujton
kostumi, kitara gjysmë e thyer
një kohë mbretëronin
nën dritaren e bjondinës vashëz.

Tingujt e mesnatës rrjedhnin
zëri i hollë ngadal më aromën pranveror
gjenin strehë në dhomën e vajzërisë.

Djalosh me kitarë, ëndërr e jetës
rrëmbyer më ke, trazuar ndjenjat
mposhtur jam
humbur kam gjumin, serenatat më shoqërojnë
vetmin time, të lutem shoqëro
shkallët ke mbështetur për jargavan
eja nalt, ka kohë që të pres.

Etur të shikjoj
duart e holla të takoj
buzët që vetëm nga larg kam parë
me kitarën në shpinë hyra në dhomën e saj.

Veshur në të bardhë
tejdukshëm vijat femëror
trupi i njomë, qelqtë
e jetës pikturë
mbase kryevepër art.

U dorëzuam flladit të hënës
dëshirës së flaktë për dashuri
e tëra u dha puthjeve të bohemit
stolisur me djersë rinor
si flutura dy, mëngjesi na gjeti të shkrirë në një!

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Nuk ka akoma asnjë votë