A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Suferinën Zbute

...ëndërr je ti
pranverë e hershme që më zgjon
dritë dielli
harmoni
kënaqësi e shpirtit,
tek ti
gjetur kam ndjesinë e lumturisë
këngën e jetës
ylberin shumëngjyrësh,
zonjë
me ty, qetësinë e shpirtit ndiej
buzëqeshjen e sinqertë shijova
altar je
e mirësisë
qetësisë
durimit
ti, më dhurove godinën e rinisë
bashkëudhëtare,
pasuruar ke oxhakun tim,
kreshnike
zonjë e dashurisë, shpresës, frymëzimit
godinë mbështetëse
e rinisë, strehimore e gjendjes shpirtërore të shqetësuar
përshëndetëse e moshës
zbute suferinën në qenien time,
në shëndet dhe frikë nënshtruese
aty të kam
në divanin e jetës,
besnike
faleminderohem me tërë zemrën,
di, edhe ne jemi udhëtar në këtë jetë
unë, i dobët, qelqtë, i thjeshtë njeri
doemos ne
dje, sot, nesër.faleminderohemi
nënshtrohemi
vetëm Ty i madhi Zot,

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by Tyran Prizren Spahiu -

Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019