>
LETERSISHQIP

Poeti Dashuron Atdheun

Shtatmadhoria e Tij end vargjet
zbret shkronjat më të bukura të gjithësisë,
fjalët e padëgjuara shkruan në dhomën e gjumit
jetëson ëndrrat në folenë e dashurisë,
mbase sheh pik lot ne syrin e Tij
dije ujë nuk është, ndjenjat janë,
ndonjëhere mbyllur ne vete mediton
bekuara zonjë janë këto çaste te frymëzimit.
*
Pas mesnate ftuar je pendën të shoqërosh
ngjiteni ndoshta në botën e Tij të pakuptimtë
kupton
duke hedhur vargjet e përjetësisë.
*
Bashkë do lundëroni në botën e të bukurës
çaste këto kur vetëm fizikisht është,
mendimet si mërgimtari huazuar i ka kohës
gëzuar qëndron në stuhinë e jetës
lagur i tëri, kërkon vend të ngrohtësisë.
*
SHQIPFOLËS
*
Ofro buzëqeshje, përafohu me dashurinë
ka nevojë për ty, Zotri i Bujarisë.
poeti modest është, shumë nuk kërkon!
*
Ndonjëherë
koha sjellë padrejtësi në botën e tij
duron, kokën kthen, vazhdon
por ne rast se atakon në të Shenjtin Atdhe
me tërë urrejtjen, mllefin do të të ndjek matanë
këtë ai Premton, gjek do derdh për Vatrën e Dashur….