A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mike / Mik Ndërto

...di
ne mundemi
ti dhe unë
bashkë të ndërtojmë
..kështjellën që pasuron jetën
miqësinë e vërtet
sinqeritet, mbarësi,
skalitim dashurinë mbarëshqiptare
që nesër të na kujtojnë
brezat
vargjet
pikturat
arti
europa
gjaku kuqezi të na përmend,
kthe kokën ke e bukura SHQIPNJË,
beso
mbase së shpejti, që tani
vrazhdësia do kthehet në gëzim
hidhërimi në kënaqësi,
premtimi në zgjuarësi
gjakderdhja në pajtim,
kohët do ndryshojnë
eja
së bashku të sundojmë në MIRËSI,
unë jap fjalën time të nderit
autoktonët do frymojnë ndryshe
qetësia e shpirtit do rikthehet
ndërgjegja do zbret
paqja do mbretëron,
për fëmijët, mbesat, nipat
të lutem, NDËRTO edhe ti TË ARDHMEN...

- poem written by Tyran Prizren Spahiu


- Submitted by Tyran Prizren Spahiu -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019