Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për 8 Marsin

8 Mars, Nënës

Ishin kohët e errëta pasiguri
Varfëria frika përcjellnin
Nëntë muaj nga jeta yte e shtrenjtë
U dorëzove madhështisë me barrë.

Tani…je në mua në trupin tim
Si yllëz qiellor rron në kujtesë
Më mbërthen lumturia e pashoq
Uni im noton qetë në ujërat e jetës.

Mendimet më përqafojnë pandërprerë
Prania yte më mungon por ti je në mua
Them në vete nënë të të përqafoj
Ngrohtësia dashuria ndaj teje më begatojnë.

E çiltër vyer më pritje te dritarja
Bujaria yte e gravuar në mua
I lodhur turpëruar tentoja të kërkoj falje
Por nënë e dashur ti më paraprije me buzëqeshje.

Atje lartë në parajsën e amshueshmërisë
Rrethuar me lule në majet e Parajsës
E mallëngjyer kujto djalin tënd
Me dëshirë të vetme të takohemi në Xhenet…

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


- Poezia u dërgua nga Tyran Prizren Spahiu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  13

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet