TEKSTESHQIP

Uskana
Ti Mundesh Te Largohesh
Lyrics

Nëse mundesh të harrosh gjithçka tonën përmbi dhe
Gjithçka bëre e sodite gjithçka preke gjithçka pe,
Madje hapit përmbas shpine nëse mundesh t`i vëshë emër
E t`i ndrydhish njëmijë heshtje që të ecin nëpër zemër.

* Nëse mundesh t`i vëshë fshesën gjithçka ishte jeta jote
* T`hedhësh ndjenjën nëpër detra mes valnajës fuqiplote,

* Nëse mundesh të rrëmbesh gjithçka tënden që më dhe
* Dhe t`pështyshë nga ece dje për të hapur rrugë të re.

Nëse buzës i vë dryrin që t`mos shkrehet nëpër vaj
Gjitha puthjet t`ia shkëpusish mu aty tek cep i saj,
E t`i hedhish përmbanë qiellit ose djegish përmbi prush
Dhe e akullt t`i sodisish me atë sy të zi si rrush.

Nëse plagët mund t`i mbyllish t`arratisesh fare kot
Mbi karvanët e kujtesës mos ia beh ky qiell me lot,
Nëse mundesh t`mbyllish sytë nën qepalla kur të shkosh
Atëherë ndodh që të largohesh duke bartur shpirtin bosh...

DËRGOI: