Malli I Prindërve
Kur ia këtheva shpinën shtëpisë,
Lamtumirë i thash lumturisë,
Morra rrugën për n`kurbet,
Zoti or bir, të dhashtë shëndet.
Lamtumirë ju prindërit e mi,
Kur do t`këthehem nuk e di,
Malli për ju s`do t`më hiqet.
Si kandil, zemra do t`më digjet!
Shpesh syçelë, ju do t`agoni,
N`telefon zërin kur t`ma dëgjoni,
Dhe fotografitë kur t`i shikoni,
Ju me lot do t`i shoqëroni!
Për prindërit e mi s`ka më keq,
E shtrojnë sofrën për dy pleq,
Njëri me tjetrin mezi bisedojnë,
Buzët u dridhen, sytë u lotojnë!...
I djeg malli prindërit e kurbetçarëve,
Kurbeti i trashëguar prej të parëve,
Plagë e rëndë për kombin tonë,
Nuk ka ilaç që e shëron!
Lamtumirë i thash lumturisë,
Morra rrugën për n`kurbet,
Zoti or bir, të dhashtë shëndet.
Lamtumirë ju prindërit e mi,
Kur do t`këthehem nuk e di,
Malli për ju s`do t`më hiqet.
Si kandil, zemra do t`më digjet!
Shpesh syçelë, ju do t`agoni,
N`telefon zërin kur t`ma dëgjoni,
Dhe fotografitë kur t`i shikoni,
Ju me lot do t`i shoqëroni!
Për prindërit e mi s`ka më keq,
E shtrojnë sofrën për dy pleq,
Njëri me tjetrin mezi bisedojnë,
Buzët u dridhen, sytë u lotojnë!...
I djeg malli prindërit e kurbetçarëve,
Kurbeti i trashëguar prej të parëve,
Plagë e rëndë për kombin tonë,
Nuk ka ilaç që e shëron!
Më shumë nga Vahit Nasufi
- Prindërit E Vetmuar
- Kriza Për Deviza
- Humori Dje Dhe Sot
- Kur Shkon Vasha Nuse
- Intervistë Me Rapsodin Afmet Spahiu (Meti)
- Malli Për Uskanën
- Koronavirusi
- Fshati Shitovë Dje Dhe Sot
- Beqir Limanit
- Elegji Për Nënën
- Kalosh Dani
- Pëshëndetje Nga Kërçova
- Legjendës Së Humorit
- Rruga E Pavarësisë
- Partitë Politike
- Bilbilit Të Pollogut
Komente 0