>
LETERSISHQIP

Elegji Për Nënën

jala më ëmbël që kam thënë,
Është ajo kur kam thirrë oj nënë,
Malli i saj çdo ditë më shtohet,
Kurrë nga zemra s`më largohet.

Ajo shkoi në tjetrën botë,
Por, malli nuk shuhet me lot,
Sa herë shikoj fotografitë e saj,
Nga emocionet, shpërthej, në vaj.

Me që n`mërgim unë jetoj, ,
Malli për familjen më përvëloj,
Syrgjynosur unë i gjori,
Kurrë prej lotëve s`u terë oborri!

Sa herë vija në pushime,
Nëna më priste me përqafime,
Më puthte faqet dhe në sy,
Thoshte - më dogji malli për ty!

Kishte ra në shtrat për të fjetur,
Duke zbardhë drita, kishte vdekur,
Tetëdhjetë vjet sa i mbaroi,
Zemra e saj rrahjet pushoi,

Ishte e ndershme dhe bujare,
Si i ka hije nënës shqiptare,
Ishte e njohur si amvise,
Një nikoqire shumë mikpritëse…

Njerëzit shumë i nderonte,
Ajo askënd nuk e hidhëronte,
Aty ku duhej të uronte,
Duarthatë kurrë nuk shkonte!

Kur ish nevoja të ndihmonte,
Ajo kurrë nuk refuzonte,
Zemrën e kishte plot mëshirë,
Kurrë s`e këthente dorën e shtrirë!

Nëna ime pusho e qetë,
Dheu i Uskanës të qoftë i lehtë,
Me gjithë të mirat na ke lënë,
Jami krenarë që t`patëm nënë.

Shpeshherë në gjumë të ëndërroj,
Sa të jem gjallë s`të harroj,
Te varri yt sa herë që shkoj,
Për ty qajë, s`mund të duroj.

Këto vargje duke i shkruar,
Me sumlla lotësh i kam shoqëruar,
Prej lotve që më rridhnin për ty,
Prej një germe, më bëheshin dy!
Kërçovë, nëntor 2022