>
BIOSHQIP

Lady Gaga Poston Foton E Fanses Shqiptare Në Facebook

26-11-2014
Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka mbajtur së fundmi një koncert në Gjermani. Mësohet se koncerti ka qenë gjigant ku edhe vetë këngëtarja është shprehur e lumtur teksa ka performuar në mesin e miliona spektatorëve. Një nga fanset më të "çmendura" pas Lady Gages, është edhe këngëtarja e njohur shqiptare Valbona Zhuleku, apo siç e njohim ne Valbona e The Voice of Albania 2. Ajo ka qenë prezante në këtë koncert bashk me shoqen e saj të ngusht teksa kanë shkrepur me mijëra fotografi brenda sallës. Të lyera me bojra, taman në stilin e Gages, kanë qenë këngëtarja shqiptare dhe shoqja e saj e ngusht. Dhe gjejeni pak..? Mes mijëra fotove të shkrepura dhe të dërguara nga fansat, Lady Gaga nuk iu desh edhe shumë kohë që të postoj njërën prej tyre. Ajo kishte përzgjedhur pikërisht foton e Valbones dhe mikeshes se saj deh e kishte postuar menjëherë në fan page-in e saj në Facebook ku numëron mbi 67 milion njerëz që e ndjekin. Në mbishkrimin e fotos Gaga kishte shkruar: "artRAVE: The ARTPOP Ball - Sheffield" Ndërkohë që edhe vetë Valbona është ndjerë më se e lumtur kur ka parë foton e saj në fan page-in e këngëtares së njohur, gjithë këtë gëzim Valbona e shprehi me një status në Facebook: "Te dashur miq:PERSHENDETJE. Nuk kisha se si mos ta ndaja kete lajm me ju. Para pak ditesh dt 20,une shkova te shikoja ne koncert nje nga idhujt e mi LADY GAGA dhe si fanse u vesha si ajo. Jam cuditur jashte mase qe nga 1 milion foto,ajo ka zgjedhur foton time per ta postuar ne faqen e saj zyrtare te Facebook-ut. Nje kujtim shume fantastik per mua."
(B.A/Teksteshqip.Com)

Lady Gaga Poston Foton E Fanses Shqiptare Në Facebook