Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Natyrën


Vallzimi I Erës Së Lehtë

Mbi fusha e mbi malet e lartë,
ku fluturon shqiponja e vjeter plakë,
ndihet ngazëllimi i erës së lehtë,
dalngadalë e qeshur , zbret dhe në qytet.

Me faqkat e brishta, si pambuk i bardhë,
me trupin e gjatë , të hollë porsi lastar,
duket sikur diçka don të përcjellë!
ndaj zbret që nga malet , ashtu lehtë lehtë.


*Valentina Llapri (dt.14.05.2016)*

- Poezi nga Valentina Llapri



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10

Komente 0