>
LETERSISHQIP

Kjo Jete

Kjo jete...

Kjo jete!!!, disa ikin e të tjerë vijnë
një nënë mes lotëve percjell fëminë,
si lumi emigrantët venë edhe vijnë
atje në dhe te huaj po e lënë rininë,
atje u tretën dhe kockat e te parëve
të atyre qe u endën rrugëve e maleve,
për një cop *pasuri* që ndoshta se gëzuan dot,
për atë të uruar pasuri që tallen djajtë * sot..
edhe ti po ikën??_ ku shkon more djalë !!
atje në dhe të huaj cdo të gjeshë vallë??
qëndro më mirë këtu, qëndro mbi këtë malë,
në tokën e te parëve, se do të kesh shumë mallë...
ti dot në mend se con, se ikja vec turbullim sjell,
mendoji gjërat e tua edhe një herë,
a nuk është më mirë, të qëndrosh me nënë e babë,
në këtë shtëpi e në këtë tokë të begatë ??
kthehu bir mos ik, dëgjo zemrën e nënës
nuk ka vlerë ajo * pasuri* që ti mendon se do të bësh,
mendoji gjërat mirë, eja ulu këtu në këtë shkëmb,
qëndro krenar e mos ik, mos e ndërro kurrë emrin tënd!
se je Shqiptar mor i mjerë, shqipëtar e krenar,
a nuk luftuan ndër shekuj trimat te parët tanë??
harrove Skënderbeun, trimat guximtarë,
që ndër shekuj lart e ngritën emrin shqipëtar??!!
qëndroni bij këtu, mos ikni atje larg,
dheu i huaj të ha, të bluan pak e nga pak,
hajde ti moj bijë, ketu bashkë te rrijmë,
të lyejmë të shtrojmë e ta rregullojmë shtëpinë...
harenë e gëzimin, vendit ju ja shtoni,
kthehuni bij të shqipes, se vendit i mungoni

DËRGOI: