Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Syri I Kristalte

Po ecja mbi token
e lagur nga shiu,
aty ne nje fushe
diku ne nje strehe.
Papritur mu duk
Sikur pashe nje sy.
Shume gjigand
Te kalter te shndritshem
E teper te madh…
Ishte kaq I madh
E mbyti krejt fushen
Syri I kristalte
Sec veshtronte mendueshem…
Qe te vazhdoja te ecja serish
Duhej qe mbi syrin une te kaloja,
Aty shtrihej ai ,
Gjigand para syrit tim
Dhe kete gje jo
Kurrsesi nuk e doja..
U ktheva pas
Nga isha nisur
Ndersa syri I kristalte
Mendueshem me veshtronte
Dhe une ecja mes shiut llafezan
Qe cuditshem ate dite
Nuk donte te pushonte

- poezi nga Valentina Plaku


- Poezia u dërgua nga fotovali -

Nuk ka akoma asnjë votë