>
LETERSISHQIP

Thirrja E Nje Nene

Hej!- O njerëz, e dëgjoni vallë?
Thirrjen e kesaj nëne???
Ajo është e vetme
E dy vajza të vogla pas vetes shtrëngon,
Shpirti I dhemb e catia I pikon.
Burrin nuk e ka,
Në Greqi kockat I la.
Atje u tret I gjori, për një cope bukë.
O mjerim I shkretë!
Ah-moj kohë e ndyrë,
E dëgjoni apo jo????????????????
Të paktën më thoni,
Ajo e dëshpëruar me të gjorën asistencë rron,
Edhe ajo gjysmë e shkurtuar,
Të paktën deri diku I mbulon.
Dhe ashtu me lot në sy
Sec mbeshtjell vogëlushet e vogla,
Ato kanë ftohtë, e janë të uritura,
Dhe catia për dreq sa shumë u pikon!!!!!
Kush do tia dijë vallë për to?????
Hej... A ka vallë njeri që po më dëgjon???