Tema: Poezi Për Atdheun

Ku Ti Gjeje Sot Djemt E Mi

Po gjëmon kjo Nanë Kosova
Zgjohu biri im Ibrahim Rugova
Zgjohu ti o zani i shpirtit tim
Se n'katër anë po m'del tymë

Lokja Kosovë ka dert të madh
A m'ka mbetur kund naj djalë
Ku ti gjejë djemt e mi e ti flas do llafe
Eh të mi heqin tradhtartë prej qafe

Ku ta gjejë Avni Rustem trimin
Që asaj pushke ja shkrep timin
Me e ndal mashtrimin me plumb
Tradhtisë sot me i dhanë fund

Ku ta gjejë sot Ibrahim Rugovën
Me e qu përpara krejt Kosovën
Ku ta gjejë sot Adem Jasharin
N'katër anët me shkrep zjarrin

Ku ta gjejë sot Hasan Prishtinën
Me ja sjellë Kosovës dritën
Kurrë nuk diti me folë pa vend
Avdyl Frashri mi mbledh burrat në kuvend

Ku ta gjejë sot Azem Bejtën
Që s'diti kurrë me thy besën
Ku ta gjejë sot Bajram Currin
Që i patë hije fjala e Burrit

Po juve o djem lumë dikur që ju pata
Tash kam mbetë me Tradhtarë e ngrata
Trojet e juja armikut ja u kanë shitë
Kur për jetë mos pafshin dritë

Ju o bijtë e mi për Kosovë e dhatë jetën
Nuk lejuat tradhti e pranuat t'vërtetën
Trojet tona Zoti na i bekoftë
Fati i ktijë vendi n'shpirtat tuaj qoftë

Ohh...oj Kosovë oj nana jonë
Republikë emrin ta thonë.....
--------------------------------------------------------------
Valmira Beqiri - Morina
25.02.2016
Elsau/ Zürich

- poezi nga Valmira Beqiri-Morina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1