Më mbaj mend (për 1 muaj)

Valtoni: “Për Momentin Bashkëpunime Vetëm Me Artistë Të Huaj”

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
[18-05-2014]
Këngëtari Valton Krasniqi në një intervistë për gazetën Tribuna ka shpalosur planet dhe projektet e tij për sezonin veror. Ai ka treguar se do të ketë shume bashkëpunime këtë vit, ndërsa ka shtuar se është duke përgatitur edhe albumin e tij

Këngëtari Valton Krasniqi i cili u bë i njohur në skenë përmes këngëve si ‘Albanian Girls’ e ‘Single Lady’ përveç angazhimeve të shumta në mbrëmje muzikore e dasma, ka treguar se ka plan të vijë edhe me shumë bashkëpunime me këngëtarë nga Bullgaria, kurse ka theksuar se as ai nuk do t’i iki trendit të sivjetshëm për të sjellë në treg një album me këngë të reja. Ndër të tjera këngëtari nuk ka hezituar të shpalosë pak edhe nga përditshmëria dhe jeta e tij private.



Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës?

Për momentin jam shumë aktiv me shumë këngëtarë në Ballkan si producent i këngëve të tyre. Por jam edhe duke përgatitur albumin tim dhe një këngë për stinën e verës të cilës do t’ia bëj edhe videoklipin. Kjo këngë do të publikohet në fillim të muajit qershor.

Me çfarë projektesh artistike mund t’ju takojmë së shpejti në treg?

Për momentin e kam realizuar një këngë dhe një videoklip solo, kam pas një bashkëpunim me Dives Andrea nga Bullgaria. Tani po mendoj të kem një bashkëpunim me këngëtaren e famshme bullgare Alisia. Kemi biseduar dhe kemi filluar projektin, por ende nuk e di cila do te jetë data e lansimit të këngës që padyshim do të jetë me videoklip.



Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?

Jo, shqiptar njëherë jo, por do të kem bashkëpunime dhe me një reper zviceran L-Montana i cili njihet me këngët e tij në gjuhën gjermane, shpresojmë të lansojmë këngën për këtë verë dhe do të promovohet në Media Tv të Zvicrës

Sa keni koncerte dhe mbrëmje të ndryshme?

Mbas aksidentit që e kam pas në skijim në Gjermani, i kam anuluar të gjitha mbrëmjet nga muaji janar e deri në muajin maj, për shkak të operacionit në këmbë që e kam pasur. Tani e ndjej veten më mirë dhe jam në përgatitje të filloj turneun nëpër Kosove në disa klube të njohura.



Përditshmëria juaj si plotësohet?

Unë shumicën e kohës jam në studion time ‘ValtonMusic’ aty ku jam me plot artist të ndryshëm dhe po krijojmë këngë dhe projekte të ndryshme. Përveç muzikës unë merrem edhe me sport konkretisht me kickbox.

Familja dhe jeta private?

Për momentin jam shumë i lumtur në një lidhje serioze dhe jam duke e shijuar karrierën dhe jetën private.
 (Arbnora Xani)



Komente 0