>
BIOSHQIP
Biografia
E njohur si vajza që shumë shpejt u shndërrua në një senzacion në rrjetet sociale me videot e saj duke kënduar “cover”-a të këngëve të ndryshme, Valza Zhegrova, tani ka vendosur që të hyjë në skenën muzikore profesionalisht. Producenti Mixey i cili njihet për këngët dhe bashkëpunimet e tij të veçanta, ka bërë publike se tani labelit të tij i është shtuar anëtarja më e re, Valza. Ajo ende pa publikuar ndonjë projekt profesional veçse ka krijuar një njohje të gjerë të publikut shqiptarë duke u bërë kështu një ndër fytyrat më të ndjekura dhe më senzacionale në rrjetet sociale përmes vokalit dhe paraqitjes së saj. Gjatë nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të Valzës me “Mixey Music” përveç tjerash është paralajëmruar se shumë shpejt brenda këtyre dy javëve Valza do të vijë më një projekt startues dhe me disa të reja rreth këngëtares, por pa zbuluar detaje të tjera rreth projekteve të cilat do të publikohen shumë shpejt nga vet artistët në fjale. Vet Mixey, në një prononcim të shkurtër ka rrëfyer shkurt se ndjehet i lumtur për këtë bashkëpunim të posa nisur me artisten e re. “Jam i lumtur që Valza tashmë është pjesë e ekipit tim, dhe do të bëjmë të pamundurën që tash e tutje në vazhdim të sjellim vetëm projekte të reja dhe interesante”, tha Mixey.

Më datë 11 Shtator 2018, Valza publikon videoklipin "E Dehun Pa As Ni Gote (Cover Mix)". Muzika e këngës u punua nga Mixey. Kenga mbeshtetet tek dy hitet te prodhuara nga Mixey: Era Istrefi - E Dehun dhe Mixey & Nora Istrefi - As ni gote.

Më datë 8 Nëntor 2018, Valza publikon videoklipin "Mon Ami". Muzika e këngës u punua nga Mixey, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 24 Janar 2019, Valza publikon videoklipin "Aman". Muzika e këngës u punua nga Mixey, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 4 Prill 2019, Valza & Zaza publikojnë videoklipin "Luje Baby". Muzika e këngës dhe produksioni audio u realizuan nga Mixey.

Më datë 10 Gusht 2019, Valza, Don Phenom & Mixey publikojnë videoklipin "Andale". Muzika e këngës u punua nga Mixey, ndërsa teksti u shkrua nga Don Phenom & Mixey. Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 15 Dhjetor 2019, Valza publikon videoklipin "Ike". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gent Fatali. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 5 Korrik 2020, Valza & Kanita publikojnë videoklipin "Hala". Muzika e këngës u punua nga Mixey & Apollo, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Më datë 7 Shtator 2020, Valza publikon videoklipin "Ai". Produksioni audio u realizua nga Mixey.