>
BIOSHQIP
Biografia
Vëllezërit Alimusaj është një grup muzikor i njohur nga Deçani, por jetojnë në Zvicër. Kanë lindur në fshatin Strellc i Epërm, Kosovë. Talentin e tyre për muzikën e kanë zbuluar që në moshë të re kur ishin në shkollë fillore, ku në atë kohë kanë marrë pjesë në aktivitetet dhe koncertet e ndryshme shkollore. Vëllezërit Alimusaj janë aktiv me muzikën që nga viti 2006 pas një shkëputje prej saj që nga viti 1994 kur emigruan me familje në Zvicër. Karriera e tyre muzikore ka ecur në rrugë të mbarë ku deri më tani kanë realizuar disa albume dhe videoklipe. Kanë bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues të ndryshëm nga Tirana, Prishtina, Shkupi nga të gjitha trevat. Ata gjithashtu janë aktiv edhe me ahengje familjare pasi këndojnë të gjitha zhanret muzikore që nga folklori e deri tek roku. Arsyeja që vazhdojnë të sjellin këngë dhe projekte të reja është që t’i plotësojnë dëshirat e fansave, të jenë sa më pranë tyre, të cilët i kanë përkrahur kaq shumë duke i shtyrë të punojnë më shumë në të ardhmen dhe të jenë më prezentë në tregun e muzikës.

Albumi i parë titullohet "Sy me sy", i cili ka dalë në vitin 2009.

Më datë 10 Prill 2011, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Ti Adresa Ime".

Më datë 14 Tetor 2012, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Bukuri Moj Bukuri". Teksti u shkrua nga Sahit Shala.

Më datë 24 Nëntor 2012, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Per Nej Shqipe Nje Flamur". Teksti u shkrua nga Sahit Shala.

Në vitin 2013, Vellezerit Alimusaj publikojnë albumin "Kush Ka Faj".

Më datë 7 Qershor 2014, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Vllau Jem".

Më datë 21 Tetor 2014, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Ne Zemer".

Më datë 3 Gusht 2015, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Sa Shume Te Prita", në bashkëpunim me Anonimos.

Në vitin 2015, Vellezerit Alimusaj publikojnë albumin "Live".

Në fund të vitit 2015 kanë bashkëpunuar për herë të parë me kompozitorin Alban Furtuna me tekst të Fatmir Mujës këngën me titull ‘Ne e kallim’.

Më datë 18 Qershor 2016, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Me Hipnotizon", si edhe këngën "Bam bam zemra", dy bashkëpunime me mjeshtrin Alban Furtuna.

Më datë 2 Korrik 2017, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Kiss Me". Kënga është ritmike dhe një hit veror. Ky projekt muzikor është punuar nga Alban Fortuna që ka bërë muzikën, teksti nga Ismail Malaj dhe me klip të produksionit DArt Channel & Fourinfinit Albania. Skenat e klipit janë realizuar në jugun e Shqipërisë. Vende atraktive buzë detit dhe momente frymëzuese nën perëndimin e diellit. Ata shprehen të kënaqur me punën profesionale të ekipit të xhirimit.

Më datë 24 Qershor 2018, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Nafaka". Muzika e këngës u punua nga Glaugus Furtuna, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Furtuna.

Më datë 27 Gusht 2018, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Këngë Për Nimon Alimusaj (Dëshmor)". Muzika e këngës u punua nga Fatmir Muja, teksti u shkrua nga Fatmir Muja.

Më datë 10 Maj 2019, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Fol O Sali Çeku". Muzika e këngës u punua nga Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 2 Nëntor 2019, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Të Ndjej". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 28 Nëntor 2020, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Zemra Dukagjinit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Dhjetor 2020, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Kullat E Prejlepit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 27 Shkurt 2021, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Dora E Nanes". Orkestrimi i këngës u punua nga Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 17 Qershor 2021, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Me Genje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gussi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 22 Prill 2022, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Nane E Babe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja, ndërsa orkestrimi u realizua nga Nexhat Mujovi (Wirusi).

Më datë 19 Gusht 2022, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Lujma Cike". Muzika e këngës u punua nga Indrit Dode, teksti u shkrua nga Rioo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Anxhelo Muharremi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 23 Tetor 2022, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Plagë Pa Gjak". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Fatmir Muja, ndërsa orkestrimi u realizua nga Nexhat Mujovi (Wirusi).

Më datë 3 Qershor 2023, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Ah Bre Nane". Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 7 Qershor 2023, Vellezerit Alimusaj publikojnë videoklipin "Kur Jam Kon Ni Vakt I Ri". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Nurteel. Videoklipi u prodhua nga kompania A Films.

Më datë 29 Korrik 2023, Vëllezërit Alimusaj publikojnë videoklipin "Po Na Lun Belholla". Muzika e këngës u punua nga Emin Aliu, teksti u shkrua nga Sami Aliu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Drinor Zymberi.

Më datë 7 Shkurt 2024, Vëllezërit Alimusaj publikojnë videoklipin "Lis I Dukagjinit". Muzika e këngës u punua nga Shpeta Sound, ndërsa teksti u shkrua nga Faruk Tasholli. Videoklipi u prodhua nga kompania ProMedia.