>
BIOSHQIP
Biografia
Vajza nga Struga e Maqedonisë, Venera Lumani është fituesja e edicionit të dytë të “The Voice of Albania”. Ajo ka triumfuar në natën finale, që u mbajt deri në orët e vona të së premtes, ku ka mundur në finale Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën. Por, ndërsa kërkuam në Youtube për video të saj, pamë që e reja ka qenë protagoniste edhe në një tjetër talent show. Ajo e ka provuar për herë të parë të zbulojë talentin e saj, e madje e ka arritur me sukses te ‘The Star Academy’. Në një prej edicioneve të “Star Academy” të transmetuar në televizionin ‘Klan’, Venera Lumani ka dalë deri në finale, por fitoren asokohe e rrëmbeu këngëtarja Ajkuna. Pas suksesit në “Star Academy” dhe triumfit në “The Voice of Albania”, Venera Lumanin e pamë si prezantuese në festivalin e muzikës moderne shqiptare “Top Fest”, ku kreu detyrën e saj si një profesioniste e vërtetë. Këngëtarja, e cila tashmë ka një karrierë të konsoliduar dhe është një nga artistet më të preferuara në tregun shqipfolës të muzikës, ka në repertorin e saj disa këngë e videoklipe, të cilat janë mjaft të klikuara në Youtube.

Venera vjen nga Struga, por jeton e studion në Shkup për Kanto. Që fëmijë dëshirat e saj lidheshin vetëm me këndimin, organizonte e bënte koncerte gati çdo mbrëmje për familjen e saj. Duke parë këtë dëshirë e pasion të madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën u bë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto dhe tani vazhdon të studiojë në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Nga instrumentat muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit Shekulli i Dreqit. Të qenit në The Voice për Venerën është arritje e përgjegjësi e madhe, pasi ajo përfaqëson talentet e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët ndihet padyshim shumë krenar për të.

Në Dhjetor 2002, Venera Lumani & Miranda Fejzullahu marrin pjesë në Ylberi 2002 me këngën "Bota Është E Fëmijëve".

Në Dhjetor 2003, Venera Lumani merr pjesë në Ylberi 2003 me këngën "Zëri I Këngës Sime".

Në vitin 2007, Venera Lumani merr pjesë në Star Academy Albania 2.

Në Nëntor 2008, Venera Lumani merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Dua Te Te Dua".

Në Maj 2010, Guximtar Rushani & Venera Lumani marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën "Vargje Per Te Dy".

Në vitin 2012, Venera Lumani shpallet fituese në The Voice Of Albania 2.

Në Dhjetor 2013, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Festivali i 52-të në RTSH me këngën "Natë E Pare".

Në Prill 2015, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 me këngën "Natë E Pare".

Në Maj 2014, Venera Lumani merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Mos Më Numëro". Një vit më vonë pasi e prezantoi, vajza nga Struga e Maqedonisë u shfaq si një nga konkurrentete në Top Fest. Me këngën e saj na konfirmoi edhe njëherë se është një nga zërat më të mirë shqiptarë. Venera vjen për herë të dytë në skenën e Top Fest dhe këtë herë me një këngë që i takon zhanrit Pop Dance.

Më datë 6 Tetor 2014, Venera Lumani publikon videoklipin "E Doja". Me këtë këngë, Venera Lumani merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 14 në vitin 2015.

Në Dhjetor 2014, Venera Lumani merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Dua Të Jetoj".

Në Maj 2015, Venera Lumani merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Love".

Më datë 3 Gusht 2015, Venera Lumani publikon videoklipin "16 Qershori". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, teksti u shkrua nga Ledian Nako, ndërsa për orkestrimin u kujdes Endrit Shani.

Në Shtator 2015, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Zemer Ne Katror".

Më datë 6 Korrik 2016, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Siento Amor". Muzika e këngës u punua nga Ervin Gonxhi, teksti u shkrua nga Vojsava Alia, ndërsa për orkestrimin u kujdes Ervin Gonxhi.

Më datë 23 Maj 2017, Venera Lumani publikon videoklipin "Venus".

Më datë 1 Shtator 2017, Dj Sardi publikon videoklipin "Don't Stop Me Now", në bashkëpunim me Venera Lumani. Teksti u shkrua nga Olti Curri, Venera Lumani.

Më datë 25 Dhjetor 2017, Lind Islami & Venera Lumani publikonë videoklipin "Jingle Bells", në bashkëpunim me Donald Lu & U.S. Embassy Albania.

Më datë 11 Mars 2018, Lind Islami & Venera Lumani publikojnë videoklipin "Betohem". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, Venera Lumani, teksti u shkrua nga Yll Limani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Në Nëntor 2018, Venera Lumani merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Lind Për Ty".

Më datë 12 Gusht 2019, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "M'flen Në Shpirt". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani & Lind Islami.

Më datë 22 Dhjetor 2019, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "A E Din". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, teksti u shkrua nga Venera Lumani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elgit Doda.

Më datë 29 Mars 2020, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Larg". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami & Elgit Doda, teksti u shkrua nga Venera Lumani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elgit Doda. Videoklipi u prodhua nga kompania Pro Video.

Në Maj 2020, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "A E Din".

Më datë 16 Qershor 2020, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Ma Shumë". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami & Elgit Doda, teksti u shkrua nga Venera Lumani & Lind Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elgit Doda.

Më datë 25 Tetor 2020, Venera Lumani publikon videoklipin "Pak Nga Pak". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, teksti u shkrua nga Venera Lumani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elgit Doda.

Më datë 7 Shkurt 2021, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Me Ty". Muzika e këngës u punua nga Venera Lumani & Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 27 Maj 2021, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Me Zemer". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Në Qershor 2021, Venera Lumani merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 21 me këngën "Pak Nga Pak".

Më datë 26 Qershor 2021, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Mwah Mwah". Teksti i këngës u shkrua nga Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 24 Nëntor 2021, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Kush". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 24 Dhjetor 2021, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Dilema". Teksti i këngës u shkrua nga Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 13 Mars 2022, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Fati". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Në Maj 2022, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Kush".

Më datë 14 Qershor 2022, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Si Ta Them Une Ty?". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 25 Nëntor 2022, Venera Lumani publikon videoklipin "Mall". Kënga është kompozuar nga Lind Islami, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Rona Nishliu & Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Gjergj Kaçinari.

Më datë 11 Shkurt 2023, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Gjysma Ime". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Lind Islami & Elgit Doda, teksa teksti u shkrua nga vetë Venera Lumani. Videoklipi u prodhua nga Fullmoon Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 10 Maj 2023, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Sytë". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Në Maj 2023, Venera Lumani & Lind Islami marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 20 me këngën "Sytë".

Më datë 8 Korrik 2023, Venera Lumani & Lind Islami publikojnë videoklipin "Zemra, Zemra". Muzika e këngës u punua nga Lind Islami, ndërsa teksti u shkrua nga vetë Venera Lumani. Produksioni audio u realizua nga Elgit Doda.

Më datë 11 Tetor 2023, Venera Lumani publikon videoklipin "Mbi Re (Venera & Lind Wedding Song)". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Venera Lumani, teksa për arranzhimin u kujdes Gjergj Kaçinari.