Viktor Hugo
Viktor Hugo
Viktor Hugo
    (1802-1885)
  • Emri i Vërtetë:
  • Victor Hugo:
  • Vendlindja:
  • Besançon Francë
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Viktor Hugo është poet dhe autor/publicist i huaj. Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.
Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

Gjatë rinisë së tij ndoqi të atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrisë së Bonapartit, që guxonte të merrte me vete në spostimet e tija, të shoen Sofia Trébucher, dhe të bijtë Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe një rol deciziv për kapjen e Fra Diavolo në Itali për këtë u emërua Guvernator i Avellinos ; me tej u dallua edhe në Spanjë, ku Bonaparti i dha gradën e gjeneralit.

Në periudhën nga 1815 deri në 1818 Viktori frekuentoi për një periudhe, për të plotësuar dëshirën e atit, Politeknikun e Parisit, por shumë shpejt i la studimet teknike për t’iu dedikuar letërsisë drejt së cilës e shtyu e ëma. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sëbashku me vëllain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819) ; shkroi më pas Odet dhe poezi të ndryshme (1822) dhe shumë shkrime të tjera deri tek Odet dhe balada, që i vleu një rentë prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Në 1823 u martua me Adele Foucher një shoqe fëmijërie ; dasma u kremtua në kishën e Saint-Sulpice (në të njëjtën kishë ku u pagëzuan markezi François de Sade dhe Baudelaire). Në të njëjtën periudhe nisi të frekuentoje rrethin e romantikeve të Parisit mes të cilëve edhe atë të Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden katër fëmijë : Leopoldinë, Charles, François-Victor e Adèle.
Zbulimi, mbas disa vjetësh, e tradhtisë së të shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta çojë të bëjë një jetë të lire ; e dashura e tij për gati 50 vjet u be Juliette Drouet, një aktore teatri të cilën e njohu gjatë provave të Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qëndroi gjithmonë pranë pavarësisht e tradhtive të shumta të Viktorit.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »



Komente 0