Viktor Hugo Poezi
Viktor Hugo

Vdekja E Sofokliut Në Salaminë

Ja tek më ke, jam një efeb,
gjashtëmbëdhjetë i mbusha sot,
o perëndeshë në Ereb,
o luftë e ndjekur britma plot.

Tek ti po vi, ndaj nate sterrë,
me që na kalli Kserksi zjarr,
më merr dhe mua n’atë ferr,
për zulmë a vdekje, por, më parë.

Ti, që ke pallën për zanat,
ti, që shkëlqimin n’qiej e ke,
me dorën tënde m’zgjidh për fat,
një vash’ syëmbël dhe të re.

Që tjetër gjë ajo mos dijë,
veçse të qeshë ashtu pa faj,
të jetë e hijshme e trëndafij,
të ketë ajo në gjoks të saj.

Dhe pa dobi ajo mos jetë,
për burrin që fatkobi ndjell,
si për Neptunin thell’ në det,
s’është ylli i agimit lart në qiell.

Në zemrën time, çuar peshë,
ma jep ti vashën ta shtrëngoj,
dëshiroj të vdes, o perëndeshë,,
por dua dhe të dashuroj.

Përktheu: VEHBI BALA

- Poezi nga Viktor Hugo



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0